Moderatorja nis pushimet në ishullin luksoz, detajet e lidhjes me biznesmenin që ish-missi e mban larg syrit të publikut

Bota e Yjeve

Moderatorja nis pushimet në ishullin luksoz, detajet e lidhjes me biznesmenin që ish-missi e mban larg syrit të publikut

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 00:15
Atalanta Kërçyku

Verë e nxehtë për moderatoren e “Top Chanel”. Pasi ka mbyllur me sukses sezonin televiziv, ajo ka gjetur kohë të pushojë.

Vetëm se këto ditë vere nuk kishin sesi të kaloheshin vetëm. Flasim për Atalanta Kërçykun që ka zgjedhur Mykonos për të kaluar disa ditë sa romantike, aq edhe luksoze. Themi romantike, sepse nga ajo që kemi mundur të mësojmë, prezantuesja në këto pushime shoqërohet nga i dashuri i saj.  

Ndonëse në rrjetet sociale ka preferuar të mos ndajë foto me partnerin, nga burimet tona kemi mundur të mësojmë se çifti i ri ka qenë së bashku në ishullin luksoz të Greqisë. Ky është një ndër çiftet më të reja të krijuara muajt e fundit.

Image
Atalanta Kërçyku

Ajo dhe partneri i saj prej pak muajsh janë së bashku dhe duket se këto pushime kanë qenë periudha më e mirë për të shijuar disa ditë të nxehta larg syrit të publikut. Nga ato çfarë kemi mundur të mësojmë, djaloshi fatlum është një biznesmen nga Tirana, një emër i njohur në qarqet sociale të kryeqytetit. Ai dhe Atalanta duket se kanë shijuar disa ditë luksi në Mykonos, në një nga restortet më luksoze.

Do të na duhet të presim edhe disa kohë për të parë një foto të çiftit, që duket se ende preferon ta jetojë këtë histori larg syrit të publikut.

Image
Atalanta Kërçyku
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat