Megjithëse kanë disa muaj të ndarë, Fjolla Morina dhe ish-partneri i saj Fisnik Syla, vijojnë të hedhin kunja drejt njëri-tjetrit në rrjetet sociale.
Kësaj here është këngëtarja Fjolla Morina, e cila ka bërë disa postime në Instastory, ku shfaqet e revoltuar.
“Defenitivisht mund t’ju them që njeriu e ka prejardhjen nga derri nejse edhe nga majmuni pak. Si dhe nga dhelpra 30%, nga qeni, kali, lopa me përqindje të njejt, nga ujku e kuçedra 7,5%. Si dhe nga gomari me një përqindje të ndryshme individuale…”– shkruan Fjolla, duke vijuar më tej me një tjetër postim ku thotë: “Ka njerëz që pa folur fare vetëm ta shikoj të shkatërron qelizat nervore. Se po folën të shkatërrojnë të gjithë sistemin nervor”
Këngëtarja ka përfunduar duke shkruar se ka bërë gati disa “blloqe betoni” për disa persona.
“I kam bërë gati disa blloqe betoni me armaturë 78-she për nja 7-8 persona që po më acarojnë nervat nga 7-8 herë në ditë”- shkruan ajo.
Fjolla nuk ka përmendur asnjë emër në reagimet e saj, megjithatë nisur nga fakti se këto statuse pasojnë ironitë e bëra së fundmi nga këngëtarja dhe Fisnik Syla në rrjetet sociale, lë të kuptohet se ajo i drejtohet biznesmenit.
Këngëtarja i është përgjigjur ditën e djeshme Fisnikut i cili i tha se po bëhet si ‘psikologe’. Përmes një statusi të shpërndarë në Instastory, ajo shkroi:
“Problemin më të madh që kemi ne si popull është mendojmë që dimë shumë e në të vërtetë nuk dimë asgjë se të dinim nuk ishim këtu ku jemi por ishim aty ku nuk jemi. “
Ky status pason atë të një dite më parë ku shkruante: “Njeriu i cili nuk ka turp dhe nuk skuqet ka defekte në personalitetin e tij dhe nëse ka defekte në personalitetin e tij atëherë ai është objekt i studimit të psikopatologjisë. A po më kuptoni?”
Pas këtij mesazhi ka ardhur reagimi i biznesmenit, i cili e ironizon haptas ish-gruan e tij. Në një postim në Instastory, ai i referohet në thonjëza si këngëtare, ndërsa shkruan se tani ka nisur që të bëhet dhe psikologe.
“Paskan filluar “këngëtaret” të na bëhen psikologe…?! Njerëzit e zgjuar kur e shohin se dikush i paska dasht vetëm për interes, ikin pa bërë zhurmë….Zhurmën e bën më vonë mungesa e tyre.”-shkruante Fisniku.
Fjolla i dha fund martesës së saj me biznesmenin para disa muajsh. Ishte ky i fundit ai që konfirmoi ndarjen e tyre përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ duke e cilësuar veten si një ‘zog i lirë’. Syla ka zbuluar gjithçka në lidhje me ndarjen nga Fjolla, duke i dhënë fund njëherë e mirë kësaj historie.
Ndonëse këngëtarja nuk ka folur drejtpërdrejtë për ndarjen ajo ka lënë të kuptohet në rrjetet sociale se është tradhtuar. Lidhja e tyre u zbulua në shtator të 2020 kur këngëtarja u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Ajo u dënua me arrest shtëpie në Kukës por në dhjetor të atij viti u arratis drejt Maldives me Fisnikun ku edhe u martuan në fillim të 2021.