Beniada prek me rrëfimin e saj: Kam ngelur disa ditë pa ngrënë, doja të kurseja

Bota e Yjeve

Beniada prek me rrëfimin e saj: Kam ngelur disa ditë pa ngrënë, doja të kurseja

Më: 4 prill 2022 Në ora: 10:59
Beniada

Beniada Nishani ka marrë vëmendje të madhe nga publiku pasi ajo u bë pjesë e "Big Brother VIP".

Modelja vëmendje merr edhe pasi ky format televizivë ka mbaruar.

Pas këtij rrugëtimi ajo është bërë pjesë e një rubrike të re në emisionin “E diell” bashkë me moderatoren Argjira Spanca.

Image
Beniada

Mes të tjerash ato janë bërë pjesë e një loje ku duhet tu përgjigjeshin pyetjeve rreth njëra-tjetrës, ku është pyetur nëse ka ngelur ndonjëherë pa ngrënë.

Ish banorja e “Big Brother VIP” tha se i është dashur të ngelë disa herë pa ngrënë, jo vetëm që të ishte më e dobët, por edhe të kursente.

“Kam ngelur disa ditë pa ngrënë. Ishte periudhë e vështirë, nuk kapja shumë punë si modele se nuk isha e dobët dhe agjensitë kërkonin vajza të vogla. Shkaku ishte se nuk punoja dhe nuk doja shumë harxhime dhe kurseja, nuk harxhoja në restorante. Por këto momente i kalojnë të gjithë”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe Beniada është shëndrruar në njërin nga personazhet më të pëlqyera nga publiku me sinqeritetin e saj të cilin e shprehu në “Big Brother VIP”

Image
Beniada

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat