Capital T njofton se po bën debutimin në industrinë e filmit, pjesë e “Jericho Ridge” nën drejtimin e Will Gilbey

Bota e Yjeve

Capital T njofton se po bën debutimin në industrinë e filmit, pjesë e “Jericho Ridge” nën drejtimin e Will Gilbey

Më: 2 mars 2022 Në ora: 16:11
Capital T

Artisti i njohur shqiptar, Capital T, përgjatë shumë viteve ka korrë suksese të mëdha në karrierën e tij muzikore.

Përkundër kësaj, ai ka njoftuar miqtë dhe ndjekësit se po bën debutimin në një film në arenën ndërkombëtare.

Lajmin e ka kumtuar në një postim të publikuar në Instagram, teksa ka dhënë më shumë detaje rreth këtij projekti.

Image
Capital T

Postimi i plotë i Capital T:

“Jam i emocionuar të ju njoftoj se do të futem në industrinë e filmit me një projekt të mrekullueshëm të quajtur Jericho Ridge, nën drejtimin e Will Gilbey – fitueses së çmimit Bafta!

Shumë i emocionuar për të filluar përvojën time të re me yje të mëdhenj, duke filluar me Nikki Amuka Bird – e nominuar për Bafta.

Do të bëj më të mirën që ky projekt të jetë i pari nga shumë të tjerë që do të vijnë, shumë falënderime që më ftuan mua, Will dhe producentët Harvey Ascott, Besnik Krapi, Mark O Sullivan dhe Alex Tate.

Një lajm tjetër i mirë është se i gjithë ky film amerikan do të xhirohet në vendin tim – Prishtinë, Kosovë.

Faleminderit të gjithëve dhe suksese për ne”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat