Pas ‘skandalit’ në një klub striptizmi, Adele fotografohet në ndeshjen ‘All Star Game’ me të dashurin e saj

Bota e Yjeve

Pas ‘skandalit’ në një klub striptizmi, Adele fotografohet në ndeshjen ‘All Star Game’ me të dashurin e saj

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 09:05
Adele

Para një jave, Adele ‘shokoi’ të gjithë fansat  saj teska u shfaq në një  klub striptizmi duke bërë kërcim në një tub, e veshur me një kostum të bardhë dhe në pjesën e sipërme u shfaq me sytjena.

Video dhe fotot në fjalë qarkulluan shpejt në rrjete sociale dhe u komentuan gjerësisht nga publiku.

Ndërkohë që prej asaj ditë këngëtarja ka qenë shumë aktive në rrjete sociale.

Image
Adele

Gjatë mbrëmjes së djeshme, ajo u fotografua në një stadium së bashku me të dashurin e saj, Rich Paul në Cleveland, Ohio për të ndjekur ndeshjen ‘All Star Game”.

Këngëtarja dukej mjaft elegante e veshur më një pallto në ngjyrë ‘leopardi’, mbështjellë me një shall sipër.

Image
Adele dhe Rich Paul

Ajo kishte zgjedhur një grim shumë të lehtë që i nxirrin në pah tiparet e fytyrës  dhe një palë taka mjaft ekstravagante.

Çifti u fotografuan të ulur krah njëri-tjetrit, në ndenjësen e rreshtit të parë teksa shijonin ndeshjen.

Ju rikujtojmë se dyshja e e bëri publike lidhjen e tyre në korrik të vitit që lamë pas, menjëherë pas finalizimit të divorcit të Adel me ish-bashkëshortin, Simon Konecki.

Image
Adele dhe Rich Paul
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat