Kim Kardashian tregon linjat e përkryera të trupit, teksa shijon një natë në pishinë

Bota e Yjeve

Kim Kardashian tregon linjat e përkryera të trupit, teksa shijon një natë në pishinë

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 12:31
Kim Kardashian

Konsiderohet si një ‘mbretëreshë’ e mediave sociale dhe këtë e dëshmon në secilën paraqitje.

Kim Kardashian u shfaq provokuese sërish gjatë një noti natën në fotot e shpërndara në Instagram pasditen e së shtunës (19 shkurt).

41-vjeçarja dukej e qetë ndërsa relaksohej, pasi burimet pohuan se nëna e katër fëmijëve është ‘vërtet e lumtur’ në romancën e saj  me komedianin Pete Davidson.

Ylli i “The Keeping Up With the Kardashian” ruajti statusin e saj si një ikonë mode duke u hedhur në pishinë e veshur me një palë palë bikini të kombinuara me doreza lëkure të zeza, të cilat i zbulonin pëllëmbët dhe mbulonin vetëm gishtat.

Kim shihet me një palë syze të zeza dhe flokët e saj të gjata brune i la natyrale ndërsa pozonte nën hënën e plotë, shkruan DailyMail.

Themeluesja e “Skims” e cila aktualisht po shijon romancën me komedianin, Pete Davidson, dukej tejet atraktive teksa vuri në pah format e saj trupore.

Kim filloi të takohej me Pete menjëherë pasi ajo drejtoi “Saturday Night Live” në tetor, që ishte gati nëntë muaj pas dokumenteve të divorcit që ajo depozitoi në Los Angeles në shkurt për t’i dhënë fund martesës së saj gjashtëvjeçare me Kanye West.

Kanye që atëherë ka bërë një luftë publike fjalësh kundër Pete, miqve dhe ndjekësve të tij në një seri postimesh abuzive në mediat sociale.

Ai gjithashtu ka ndarë disa postime me 14.1 milionë ndjekësit e tij, të cilat duket të jenë pamje të mesazheve të tij me Kim.

Postimet e tij të fundit, duke përfshirë një në të cilin Kanye kritikoi Pete, duket se kanë qenë pika e fundit për Kim, e cila tani e ka hequr ish-in e saj në Instagram. 

Image
Kim Kardashian
Image
Kim Kardashian

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat