Ja si duket modelja e njohur pas operacionit plastik

Bota e Yjeve

Ja si duket modelja e njohur pas operacionit plastik

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 08:05
Katie Price

Modelja e njohur, Katie Price është fotografuar sërish në një gjendje të vrazhdë pas daljes nga operacioni plastik, duke bërë të dukshme pasojat e ndërhyrjes së saj të fundit në fytyrë, që përfshin ngritjen e syve dhe vetullave të saj.

Sipas DailyMail, ajo shfaqet me kokën e fashuar dhe me dy sy të nxirë, që janë rezultat i daljes nga operacioni.

U raportua muajin e kaluar se Katie kishte në plan të udhëtonte menjëherë në Turqi për më shumë operacione plastike, mes pretendimeve se ajo donte të bënte disa ndryshime pasi ishte e pakënaqur me punën që kishin bërë mjekët në ndërhyrjen e saj të fundit.

“Katie po u thotë të gjithëve se mendon se implantet e saj të këmbës e bëjnë atë të duket shumë e madhe dhe dëshiron që ato të largohen”, ishte shprehur shoqja e saj për The Sun.

Kurse një mjeke kryesore estetike, Dr, Judy Todd, tha se:

“Duket sikur ajo ka bërë një ngritje të fytyrës, heqje të përkohshme të vetullave dhe ndoshta një blefaroplastikë të sipërme. Kjo lloj mavijosjeje rreth syrit ndodh shpesh me këto procedura, por efektet janë vetëm të përkohshme dhe priren të zhduken brenda shtatë deri në 10 ditë.”

Në vitin 2017, Katie iu nënshtrua ndryshimit të parë të fytyrës së saj duke u trajtuar te një kirurg plastik me bazë në Londër.

Image
Katie Price
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat