Ç’mendon shoqëria e prezantueses për “dhëndrin”? Ja si përgjigjet Fjoralba Ponari për raportin e Einxhel dhe Dj Dagz

Bota e Yjeve

Ç’mendon shoqëria e prezantueses për “dhëndrin”? Ja si përgjigjet Fjoralba Ponari për raportin e Einxhel dhe Dj Dagz

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 16:02
Einxhel Shkira

Mes Einxhel Shkirës dhe Dj Dagz duket se ka një pëlqim, megjithatë ka ende paqartësi mbi raportin e tyre.

Ata shfaqën “shkëndija” brenda shtëpisë së Big Brother dhe pas eliminimit të DJ, moderatorja shpërtheu në lot.

Gjatë spektaklit të mërkurës, ajo sqaroi se ka nevojë për më shumë kohë që t’i vendosë “një emër” raportit të saj me Dj Dagz, duke theksuar se një romancë brenda BBV do i penalizonte.

“Më shumë se si shihet nga banorët, se që në fillim raporti është parë si i dyshimtë dhe sikur është për lojë, dhe kam menduar se kjo gjë mund ta penalizonte Dagz. Nuk doja të shihej sikur po përdorej për lojë.

Raportet sentimentale nuk i kam fare pikë të fortë, e kam të vështirë domethënë.

Kam nevojë për kohën time, jam natyrë diskret, nuk e ndaj dot privatësinë time me të gjithë. E kam fol dhe me Dagzin këtë gjë”, tha ajo.

Ndërkohë fansat e tyre kanë nisur t’i konsiderojnë “çift” dyshen.

Teksa mikja e Einxhel Shkirës, Fjoralba Ponari, zhvilloi një mini-intervistë me ndjekësit, ajo u pyet se ç’mendon shoqëria e moderatores për “dhëndrin”.

“A ju pëlqen dhëndri ju të shoqërisë së Einxhel, se neve nusja po”, shkroi një ndjekës.

Ndërsa prezantuesja u përgjigj: “Për dhëndër s’di të them se pak shpejt dhe rrethanat janë jo shumë normale, ndaj vetëm koha do e tregojë … Por si shoqëri vlerësojmë pafund mbështetjen dhe ngrohtësinë që po i ofron Einxhel aty brenda.”

Image
Fotografia e publikuar nga Fjoralba Ponari
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat