Mozzik dhe Loredana emocionojnë me fjalët për të bijën

Bota e Yjeve

Mozzik dhe Loredana emocionojnë me fjalët për të bijën

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 09:43
Mozzik, Loredana, Hana

Sot ka festë për Mozzik dhe Loredanën pasi vogëlushja e tyre, Hana feston tre vjetorin e lindjes.

Hana i ka marrë urimet e para nga personazhet më të rëndësishëm të saj. Mozzik ka publikuar një fotografi me vogëlushen krahas së cilës ka shkruar: “Urime ditëlindja e tretë shpirti e babit”.

Loredana ka ndarë një story ku shprehet: “Ti je gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë, Hana shpresoj të qëndrosh përgjithmonë kështu që je!! Nuk mund ta besoj se sa inteligjente dhe jashtëzakonisht e sigurt mund të jesh në moshën 3 vjeçare. Zemra dhe shpirti im, të dua shumë.”

Image
Insta

Nuk ka munguar as një urim nga Getinjo, i cili ka publikuar një foto nga momenti që flet me Hanën.

“Gëzuar ditëlindjen. Urime zemra ime“, ka shkruar ai.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat