“Për mua s`ka vdekur, nuk martohem më”

Bota e Yjeve

“Për mua s`ka vdekur, nuk martohem më”

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 09:11
David Bowie, Iman

6 vjet më parë, ylli i muzikës, David Bowie u nda nga jeta për shkak të kancerit, megjithatë e shoqja Iman, e mendon sikur ai është ende këtu. Kur e pyesin nëse do të martohet sërish, përgjigja e saj është e prerë.

“E di njerëzit kur më takojnë më thonë: E donim shumë burrin tënd të ndjerë. Dhe unë ia kthej: Oh, ai nuk është burri im i ndjerë, ai është ende burri im. Kështu e ndjej vërtet. Ai është dashuria e jetës dhe do pres për të derisa ta takoj sërish”, tregon ajo në intervistën e fundit.

Dyshja u takua për herë të parë në Los Angeles. Ishte një mik i përbashkët që i prezantoi.

Ai ishte gjeniu i i rock&roll-it, ajo supermodelja nga Somalia që fliste pesë gjuhë të huaja dhe e admironin të gjithë.

David më vonë i kishte thënë se për të, kishte qenë dashuri me shikim të parë.

Image
David Bowie, Iman
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat