Vildane Zeneli ngrit temperaturat me bikini, vë në pah linjat trupore seksi

Bota e Yjeve

Vildane Zeneli ngrit temperaturat me bikini, vë në pah linjat trupore seksi

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 14:53
Vildane Zeneli

Vildane Zeneli di si të ngrejë temperaturat me anë të pozave provokuese dhe shumë hot të publikuara në rrjete sociale. Modelja seksi ka udhëtuar drejt Spanjës dhe prej disa ditësh po shijon rrezet e diellit.

Zeshkanja publikoi dje në llogarinë e saj në Instagram disa foto, në të cilat shfaqet e veshur me bikini në formë body, me printe të ndryshme lulesh dhe shumëngjyrëshe.

Ajo ka pozuar para kamerës me flokë të lëshuara, me onde, si dhe me një palë size dielli. Look-un Zeneli e plotësoi me anë të vathëve, një byzylyku dhe të disa unazave.

Modelja i la të gjithë pa fjalë me trupin e tonifikuar, me të pasmet e formësuara, barkun e sheshtë dhe këmbët elegante.

“Çdo gjë është e përkohshme; emocionet, mendimet, njerëzit, peizazhi. Mos u kapni pas tyre, thjesht jetoni me to”, shkroi zeshkanja seksi krahas postimit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat