Partnerja e CR7 bën gjestin human për dy fëmijët shqiptarë

Bota e Yjeve

Partnerja e CR7 bën gjestin human për dy fëmijët shqiptarë

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 06:51
Georgina Rodriguez

Prej ditësh, në mediat ndërkombëtare po qarkullon lajmi i rrëmbimit të dy fëmijëve shqiptarë nga babai i tyre.

Mediat e huaja kanë bërë me dije se të miturit ishin emigrantë me nënën e tyre në Gjermani ku dyshohet se është bërë dhe rrëmbimi i tyre.

Aktualisht të miturit po kërkohen nga autoritetet spanjolle të Tenerife. Zhdukja, është denoncuar nga mamaja e fëmijëve e cila tha se fëmijët janë marrë nga babai i tyre dhe nuk dihet se ku janë.

Bëhet fjalë për Kristian Toska 11-vjeç dhe Amantia Toska 10-vjeçe, të cilët u rrëmbyen nga i ati në datën 17 janar të këtij viti.

Familja jetonte në Gjermani, por burri ka marrë të dy fëmijët dhe një nga pistat e dyshimit është se ai u largua në ishullin e Tenerifes, në Spanjë dhe po i mban të fshehur.

Ndërkohë nëna e vogëlushëve është kërcënuar nga bashkëshorti, i cili i ka thënë se nëse shkonte në polici do ta vriste atë, familjen e saj dhe fëmijët.

Mesa duket ky rast ka prekur shumë edhe modelen, Georgina Rodriguez, e cila për publikun njihet si bashkëshortja e futbollistit Cristiano Ronaldo.

Ajo ka bërë gjestin human duke publikuar lajmin në rrjetin e saj social Instagram dhe u ka kërkuar miliona ndjekësve të saj që ta ndajnë sa më shumë në mënyrë që të bëhet e mundur gjetja e dy fëmijëve.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat