Liam Payne fotografohet për herë të parë me ish-partneren 3 vite pas ndarjes

Bota e Yjeve

Liam Payne fotografohet për herë të parë me ish-partneren 3 vite pas ndarjes

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 17:41
Liam Payne, Cheryl

Liam Payne është fotografuar së fundmi me ish-partneren e tij, Cheryl, për herë të parë pas 3 vitesh nga ndarja. Dyshja u ribashkuan për të marrë pjesë në ditëlindjen e parë të nipit të Liam, që u organizua javën që amë pas. Ata të dy dukeshin  mjaft mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa u fotografuan duke komunikuar bashkë.

Ata të dy u ndanë nga njëri-tjetri në vitin 2018 pas gati 3 vitesh lidhje, por kanë ruajtur raportet e mira për shkak edhe të djalit të tyre, Bear. Liam dhe Cheryl janë fotografuar duke futur disa pako në makinë, ndërkohë që flisnin edhe me njerëz të afërt  të Liam. Nuk dihet nëse dyshja po mendojnë ndonjë ribashkim të mundshëm me njëri-tjetrin, duke qenë se Liam është sërish djalë beqar.

Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë për Steven Barlett, Liam Payne konfirmoi se është ndarë nga partnerja e tij, Maya Henry, pas 10 muajsh fejesë. Kur u pyet se cili është statusi i tij aktual, ai tha se është beqar. Në fakt Liam fajësoi veten për këtë ndarje, duke u shprehur se është ai që i lëndon njerëzit.

“Në këtë mendoj se jam më shumë i zhgënjyer nga vetja ime që vazhdoj të lëndoj njerëzit. Kjo më mërzit. Nuk kam qenë i mirë me lidhjet. Nuk jam shumë i mirë me to, kështu që duhet të punoj me veten time, para se dikush të lidhet me mua.

Në lidhjen e fundit nuk po jepja versionin më të mirë të timin më, nuk po e vlerësoja. Me sinqeritet mund të them se ndihem më mirë jashtë kësaj marrëdhënie. Nuk ndihesha mirë me atë që bëra, por duhej të ndodhte. Duhet ta them se ishte më e mira për të dy ne”, u shpreh ai.

Image
Liam Payne, Cheryl
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat