E gjeni dot sa mijëra ‘like’ merr Elvana për 15 minuta? Rekord

Bota e Yjeve

E gjeni dot sa mijëra ‘like’ merr Elvana për 15 minuta? Rekord

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 01:18
Elvana Gjata

Elvana Gjata ka filluar të publikojë ca më shpesh qëkur u rikthye në treg me albumin e ri, por ajo që nuk na shpëtoi sot, është fakti që pëlqimet në profilin e saj janë goxha të larta. Në vetëm 15 minuta, Elvana ka arritur të marrë më shumë se 14.000 pëlqime, që janë relativisht shumë për një afat kaq të shkurtër kohor.

Ajo ka rreth 1.5 milionë ndjekës, sigurisht pjesën më të madhe të tyre fansa aktiv të saj, e duket se duhet vetëm një shtysë e vogël me postime nga këngëtarja që numrat të rriten.

‘Like’ të shumta, menjëherë marrin edhe personazhe të tjerë të njohur në botë, por në ato raste, shifrat janë me miliona.

Image

Por mund të themi se shifrat e Elvanës janë ‘milionat’ e suksesit në vendin tonë, mes personazheve publikë që kemi këtu. Ju si mendoni?

 

 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat