Vajza e sukseseve, Dua Lipa vlerësohet me çmimin e rëndësishëm

Bota e Yjeve

Vajza e sukseseve, Dua Lipa vlerësohet me çmimin e rëndësishëm

Më: 28 maj 2021 Në ora: 09:10
Dua Lipa

Dua Lipa është padyshim një ndër emrat më të përfolur të muajve të fundit. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka tejkaluar çdo parashikim me sukseset e saj të njëpasnjëshme falë albumit “Future Nostalgia”.

Albumi u publikua gjatë periudhës së karantinës, por pavarësisht faktit se u publikua në një periudhë të vështirë, ishte një ogur i mirë për shumë arritje.

Së fundmi, Dua është vlerësuar me çmimin “Artistja e vitit” nga iHeartRadio Music Awards.

Ndërkohë, kujtojmë që Dua është përballur me kritika kohët e fundit pas mbështetjes për palestinezët në konfliktin me Izraelin. Ajo reagoi ndaj organizatës Rrjeti i Vlerave Botërore pas një reklame të publikuar në New York Times.

Organizata i referohej Lipës dhe Bella e Gigi Hadid si “mega-ndikuese” të cilët kanë fyer Izraelin dhe kanë akuzuar shtetin hebre për spastrim etnik. “Rrjeti i Vlerave Botërore po përdor paturpësisht emrin tim për të çuar përpara fushatën e tyre të shëmtuar me gënjeshtra. Qëndroj në solidaritet me të gjithë njerëzit e shtypur dhe i refuzoj të gjitha format e racizmit”, tha Lipa.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat