10 vite të martuar, Kate Middleton dhe Prince William ndajnë videon e rrallë familjare

Bota e Yjeve

10 vite të martuar, Kate Middleton dhe Prince William ndajnë videon e rrallë familjare

Më: 2 maj 2021 Në ora: 11:18
Kate Middleton dhe Princi William

Në pamje shihen Kate Middleton dhe Princi William së bashku me tre fëmijët e tyre Princi George, 7 vjeç, Princesha Charlotte, e cila mbush 6-vjeçe të dielën dhe Princi Louis, 3-vjeç, duke shijuar kohën së bashku si familje në natyrë.

Pamjet u realizuan në vjeshtën e vitit 2020 në Norfolk, ku ata kanë një shtëpi në fshat.

“Ju faleminderit të gjithëve për mesazhet e mira në përvjetorin e martesë,”- shkruhet krahas videos.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit gjithashtu festuan 10 vjetorin duke publikuar disa foto të realizuara në Pallatin Kensington këtë javë. Në një prej imazheve të ëmbla, Kate pozon duke mbështetur kokën në shpatullën e Princ William, teksa ky i fundit buzëqesh para kamerës.

Çifti u takuan në kolegj kur studionin në Universitetin e St. Andrew në Skoci dhe u martuan në një ceremoni përrallore më 29 prill 2021.

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat