Rihanna shfaqet me një stil të jashtëzakonshëm gjatë një darke në Santa Monica

Bota e Yjeve

Rihanna shfaqet me një stil të jashtëzakonshëm gjatë një darke në Santa Monica

Më: 25 prill 2021 Në ora: 17:11
Rihanna

Ajo është një ikonë e modës që gjithmonë i thyen tabutë në ‘showbiz’-in ndërkombëtarë.

Dhe Rihanna bëri një shfaqje tipike për darkë në Giorgio Baldi në Santa Monica gjatë ditës së djeshme (e shtunë).

Krijuesja e hitit “Umbrella”, u pa pa sytjena dhe përmes dekoltesë së hapur iu vërejt edhe tatuazhi gjigant.

Bukuroshja kishte shtuar edhe një grim shkëlqyes, ndërsa me të njëjtën nuancë kishte edhe aksesorët.

Ndërsa kanë kaluar pesë vjet që kur Rihanna publikoi për herë të fundit këngë, ylli ka shijuar sukses fenomenal në vitet e fundit me linjën e saj të kozmetikës “Fenty Beauty” dhe koleksionin e të brendshmeve “Savage x Fenty”.

Sidoqoftë, Rihanna javën e kaluar nxiti aludime se mund të lansojë ‘vetëm një’ këngë, pasi fansat e saj vazhdojnë të kërkojnë muzikë të re nga ylli.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat