Rita Ora pozon me fustanin e ekspozuar sjell fotografi me plot stil

Bota e Yjeve

Rita Ora pozon me fustanin e ekspozuar sjell fotografi me plot stil

Më: 24 mars 2021 Në ora: 12:59
Rita Ora

Këngëtarja e njohur po merr vëmendje me paraqitjet e saj nga Sidnei i Australisë.

Rita Ora po shihet aktive me postime në rrjete sociale duke u shfaqur atraktive nga atje gjatë aktiviteteve në punë.

Sot ka ndarë fotografi e veshur me një fustan të gjatë me ngjyrë të zezë i prerë anash trupit i cili i ka theksuar linjat trupore bukuroshes.

Image

Fustanin, 30 vjeçarja e ka kombinuar me një palë take me ngjyrë të zezë derisa shihet se ka vendosur edhe makijazh ku në sy bien buzët e kuqe të saj.

Flokët bionde i ka kapur në pjesën e sipërme të kokës disa fije të lëshuara në fytyrë të cilat ia kompletuan dukjen.

Vlen të theksohet se fustani i ka venë në pah edhe tatuazhet që Rita ka në trup të cilat nuk janë edhe të pakta.

Image

Ndryshe, këto imazhe artistja e njohur me famë botërore i ka shkrepur brenda një ambienti komod. Komentet dhe pëlqimet e shumta nuk munguan në këto fotografi të Ritës nga 16 mijë ndjekësit e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat