Është 99-vjeç, por kjo balerinë nuk heq dorë nga profesioni për një arsye të veçantë

Bota e Yjeve

Është 99-vjeç, por kjo balerinë nuk heq dorë nga profesioni për një arsye të veçantë

Më: 18 mars 2021 Në ora: 14:30
Dinkie Flowers

Është 99-vjeç, por kjo balerinë nuk heq dorë nga profesioni për një arsye të veçantë. Gjyshja e katër fëmijëve, Dinkie Flowers mbush 100 vjeç në maj, dhe ka kërcyer që në moshën tre vjeçare. Ajo ende drejton klasa vallëzimi nga tre herë në javë, por iu desh të pushonte për shkak të pandemisë.

Tani Dinkie po mbledh para për shërbimin shëndetësor, duke iu përkushtuar 6 stërvitjeve në javë deri në ditëlindjen e saj më 7 maj. “Të gjithë më thonë çfarë do të doje të bëje nëse mund të fillosh nga e para?

Gjithmonë kam thënë se kjo është ajo që do të bëja, nuk do të ndryshoja asgjë.“, thotë 99-vjeçarja.

Image
Dinkie Flowers

“Është kaq e mahnitshme. Nuk mund të ketë shumë njerëz që janë 100 vjeç dhe mund të bëjnë atë që bën ajo.

Qëndrimi i saj është mahnitës.”, thotë mikja e saj, Lesley. Dinkie studioi në Akademinë e Arteve Teatrore të Londrës. Pasi u dashurua me patinazhin, ajo gjithashtu vazhdoi të bënte patinazh dhe të kërcente në të gjithë botën. 

Image
Dinkie Flowers
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat