Vera po vjen! Afërdita Dreshaj bëhet nostalgjike, ndan në rrjete sociale foto me barkun e sheshtë

Bota e Yjeve

Vera po vjen! Afërdita Dreshaj bëhet nostalgjike, ndan në rrjete sociale foto me barkun e sheshtë

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 19:19
Afërdita Dreshaj

Afërdita Dreshaj është në muajin e fundit të shtatzënisë e teksa vera po afron ajo ka kujtuar me anë të disa fotove kohën kur barku i saj ishte i sheshtë e plot muskuj.

Këngëtarja është stërvitur gjithmonë madje edhe gjatë pritjes së ëmbël, sigurisht me rekomandimin e mjekut.

“Jam gati”, shkroi ajo me shaka krahas fotos së parë që postoi, si për të treguar se trupi i saj është perfekt për pushimet e kësaj vere.

Ajo shihet duke pozuar para një pasqyre teksa tregon muskujt e barkut.

Ndërsa në një foto tjetër, Dreshaj shfaqet në plazh me bikini të zeza.

Modelja ka udhëtuar shpesh gjatë këtyre muajve drejt vendeve të ngrohta e me diell, por tani që është në muajin e fundit nuk mundet më.

Image

Ajo ka treguar herë pas here me ndjekësit përgatitjet që ka bërë për vogëlushin që pritet të vijë në jetë.

Afërdita është martuar me Jakub Kindl, dhe tashmë dyshja pret të bëhen prindër të një djali.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat