Reperi Quavo së shpejti do të jetë pjesë e filmit “Wash Me In the River”

Bota e Yjeve

Reperi Quavo së shpejti do të jetë pjesë e filmit “Wash Me In the River”

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 17:08
Quavo

Reperi Quavo, është mjaft i suksesshëm në industrinë muzikore, duke bërë që projektet e tij të dëgjohen anembanë botës.

Por, 29-vjeçari ka vendosur që të sfidojë vetën edhe në një sferë tjetër, në atë të filmit.

“Wash Me In the River” quhet filmi, në të cilën ai do të luaj përkrah Robert De Niro dhe John Malkovich.

Image

Sipas Variety xhirimet janë duke u kryer në Puerto Rico, nën regjinë e Randall Emmett.

Përndryshe, Quavo do të luaj rolin e një personi që shet drogë, i cili konsiderohet si i pashpirt me mizor.

Jack Huston do të jetë po ashtu pjesëmarrës, por që deri më tani nuk është bërë e ditur se çfarë karakteri do të ketë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat