Rita Ora do të jetë detyruar të qëndrojë e mbyllur për 14 ditë në Australi, pas thyerjes së rregullave anti-covid që bëri në ditëlindjen e saj

Bota e Yjeve

Rita Ora do të jetë detyruar të qëndrojë e mbyllur për 14 ditë në Australi, pas thyerjes së rregullave anti-covid që bëri në ditëlindjen e saj

Më: 29 janar 2021 Në ora: 10:06
Rita Ora

Rita Ora thuhet se do të detyrohet të ndjekë karantinën e rreptë 14 ditore të hotelit në Australi, kur të nisin xhirimet e “The Voice of Australia”.

Këngëtarja 30 vjeçare, thuhet se do të niset në kontatinentin australian muajin e ardhshëm për angazhimet e saj si njëra nga gjyqtaret e versionit australian të konkursit të këngëve.

Kjo vjen pasi pak kohë Rita u quajt ‘egoiste’ nga policia për thyerjen e rregullave anti-covid që bëri me organizimin e një feste të paligjshme në një restorant në Londër, me rastin e ditëlindjes së saj të 30-të.

Image

Sipas raportimeve të reja, gjyqtarja e spektaklit “The Masked Singer” do të duhet të izolohet në një hotel për dy javë pasi të zbarkojë për t’iu përmbajtur rregullave strikte të udhëtimit në Australi mes pandemisë globale të coronavirusit.

Një burim i tha The Sun: “Është padyshim pak dhimbje por ajo e di se do të duhet ta bëjë këtë ashtu si të gjithë të tjerët”.

“Ajo është e ngazëllyer për të filluar punën në ‘The Voice’ por askush nuk do ta lejojë ta bëjë atë derisa të kryejë karantinën, kështu që është një nga ato gjëra”.

Image

Burimi pohoi se Rita do të shkojë direkt në një hotel pas uljes dhe do të karantinohet për dy javë me gjërat e sjella në dhomën e saj.

Burimet më tej shtuan: “Ajo ka pasur mjaft polemikë pas incidentit të ditëlindjes, kështu që thjesht dëshiron ta mbajë kokën poshtë tani dhe të kthehet në punë”.

Ndërkohë, sot (e premte) do të shfaqet për herë të parë në kinema filmi i shumëpritur britanik “Twist”, ku këngëtarja shqiptare luan një nga rolet kryesore. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat