David dhe Victoria Beckham do ndërtojnë një bodrum vere brenda shtëpisë së tyre

Bota e Yjeve

David dhe Victoria Beckham do ndërtojnë një bodrum vere brenda shtëpisë së tyre

Më: 21 janar 2021 Në ora: 12:12
David dhe Victoria Beckham

David dhe Victoria Beckham kanë marrë një vendim interesant.

Çifti do të ndërtojnë 7,000 shishe verë nën shtëpinë e tyre prej 6 milion euro.

Ata kanë marrë miratim nga Këshilli i Qarkut “West Oxfordshire” për planet më madhështore të paraqitura për të rinovuar bodrumin e tyre nën garazh në një thesar vere.

David dhe Victoria, kanë aplikuar për të zgjeruar hapësirën nga 81 metra katrorë të propozuar fillimisht në 117.5 metra katrorë muajin e kaluar.

Sipas Institutit Mbretëror të Arkitektëve Britanikë thuhet se bodrumi do të jetë dukshëm më i madh se madhësia mesatare e një shtëpie të re me tre dhoma gjumi.

Plani fillestar i cili u miratua në muajin qershor ishte që bodrumi të lidhej për shtëpinë kryesore nga një vendkalim nëntokësor, por David dhe Victoria ndryshuan kërkesën e tyre për planifikim muajin e kaluar sepse ata donin që hapësira e bodrumit të ishte më e madhe.

Ndryshimet e propozuara përfshijnë disa ndryshime në rregullimin e dyerve, dritareve, dritave të kulmit dhe kanaleve të ndërtimit të garazhit të miratuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat