Nora lë pas divorcin pas krahëve dhje merr frenat në dorë, hap biznesin e saj

Bota e Yjeve

Nora lë pas divorcin pas krahëve dhje merr frenat në dorë, hap biznesin e saj

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 07:23
Nora Istrefi

Këngëtarja Nora Istrefi ka hyrë në listën e këngëtarëve me biznese jashtë aktivitetit primar, të kënduarit.

Në këto kohë krize, ku këngëtarët janë prekur të parët nga pezullimi i aktiviteteve, këngëtarja nga Prishtina ka marrë guximin të provojë veten në biznes, me shpresën për të fuqizuar financat, si nënë tashmë beqare e një vajzë.

Kështu, pas divorcit nga muzikanti i njohur e tashmë moderator, Robert Berisha, Nora ka hapur biznesin e saj, një studio fotografike me qendër në Prishtinë. Sipërmarrja do të realizojë sete profesionale për klientë të njohur apo VIP.

Nora e ka inauguruar studion me fotografi të realizuara për veten, ndërkaq nisja e punëve të para me klientelë të gjerë pritet të nisë për pak kohë, e ndoshta pas ndërrimit të viteve shkruan panoramaplus.

Image
Nora Istrefi

Kohët e fundit Nora Istrefi është komentuar paralelisht si për divorcin pas gati dy dekadash nga Robert Berisha, e deri te këngët hit, siç ishte ajo me titull “Anna”, këngë për të cilën u tha se ajo i dedikohej të dashurës së ish-burrit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat