Bebe Rexha vjen me vallëzim provokues për fansat

Bota e Yjeve

Bebe Rexha vjen me vallëzim provokues për fansat

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 14:30
Bebe Rexha

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “Baby, I’m Jealous” me Doja Cat.

Së fundmi, ajo bëri një interpretim të shkëlqyer live të kësaj kënge në versionin akustik, në emisionin e mëngjesit “Good Morning America”.

Ndërkohë, pak ditë më parë është publikuar edhe remiksi i kësaj kënge, nga artistja Natti Natasha, që mesa duket po i pëlqen shumë këngëtares shqiptare.

Kjo pasi, 31-vjeçarja ka publikuar në rrjetin social Instagram një video, ku shfaqet duke kërcyer nën ritmet e remiksit të kësaj kënge.

Në një kostum të zi prej lëkure të ngushtë dhe të hapur paksa te pjesa e gjoksit, Rexha nuk ka hezituar që të bëjë lëvizje provokuese para kamerës.

Ndërkohë, flokët ngjyrë të kuqe të ndezura të cilat ajo i ka ndryshuar tash e sa muaj, i dhanë një pamje edhe më atraktive artistes Rexha.

“Duke kërcyer e vetme në dhomën time me remiksin e Natti Natasha”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e videos. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat