Ronaldo dhe Joshua mbërrijnë në “Kingdon Arena” për meçin Fury-Usyk

Boksi

Ronaldo dhe Joshua mbërrijnë në “Kingdon Arena” për meçin Fury-Usyk

Më: 18 maj 2024 Në ora: 22:12
Joshua e Ronaldo

Ronaldo dhe Joshua mbërrijnë në “Kingdon Arena” për meçin Fury-Usyk!

Sonte na pret super meçi mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk.

Ky duel do të zhvillohet në “Kingdom Arena” të Arabisë Saudite me fituesin që do të jetë një kampion i padiskutueshëm i të gjitha kategorive.

Fury është kampion i peshave të rënda në WBC, (34-0-1, 24 KO), kurse Usyk (21-0, 14 KO), mban titujt e peshave të rënda WBA, IBF, WBO dhe IBO.

E të pranishëm në “Kingdon Arena” janë edhe Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua.

Usyk dhe Fury do të fillojnë ecjen e tyre në ring për ngjarjen kryesore në orën 00:00 pas mesnate mes së shtunës dhe së dielës. Lufta do të fillojë menjëherë pas kësaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat