Tyson Fury bëhet baba për herë të gjashtë

Boksi

Tyson Fury bëhet baba për herë të gjashtë

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 09:24
Familja e Tyson Fury

Boksieri i famshëm Tyson Fury këtë të diel është bërë baba për herë të gjashtë. Këtë lajm të bukur e ka dhënë vetë ai, teksa iu bënte thirrje ndjekësve të luteshin për të voglën e familjes, të cilën ata vendosën ta quajnë Athena.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij Paris, disa orë para lindjes publikoi pamje nga dhoma e spitalit, ku shihej Tyson duke parë një ndeshje boksi nga telefoni i tij.

“Edhe në këtë situatë ai po shikon boks,” shkroi ajo me humor përkrah videos në Instagram.

Image

Tyson dhe Paris janë martuar në vitin 2009 dhe janë prindër të vajzave Venezuela, 10 vjeçe dhe Valencia Amber 3 vjeçe, si dhe djemtë John James, tetë vjeç, Tyson II, katër vjeç dhe Adonis, një vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat