Presioni të Prishtina, Trepça afër finales

Basketboll

Presioni të Prishtina, Trepça afër finales

Më: 28 prill 2024 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Sonte do të zhvillohet dueli i tretë gjysmëfinal në basketboll mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës.

Mitrovicasit i kanë fituar dy përballjet e para.

Ata do ta kenë mundësinë që në “Minatori” të mbyllin dilemën e ekipit që kualifikohet në finale.

Në anën tjetër, Sigal Prishtina do të tentojë të mbijetojë, për ta dërguar serinë gjysmëfinale edhe njëherë në Prishtinë.

Në gjysmëfinalen tjetër, Ylli është duke avancuar 2:1 me fitore ndaj Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat