Tirana dorëzon titullin

Basketboll

Tirana dorëzon titullin

Më: 28 prill 2024 Në ora: 11:38
Pamje nga ndeshja

Besëlidhja është skuadra e parë finaliste e play off-it në basketboll për meshkuj.

Lezhjanët mundën sot në mbrëmje në “Fahrie Hoti” 89-63 Tiranën kampione, duke eliminuar bardheblutë nga gara për titull, duke fituar 2-0 me ndeshje.

Një ndeshje e komanduar nga lezhjanët gjatë gjithë kohës, që rikthehen në finale me shpresën për të fituar titullin e parë kampion në histori. Lezhjanët u hakmorrën ndaj Tiranës, që vjet i mundi me përmbysje në finalen e pestë play off.

Këtë herë “muzika” ishte ndryshe, pasi Besëlidhja ishte më konkrete, duke detyruar Tiranën të dorëzojë spektrin e kampionit. Sfida e sotme e konfirmoi këtë gjë, me lezhjanët që udhëhoqën 49-37 pas përfundimit të pjesës së parë.

Tirana nuk ka forcën e duhur për të rivalizuar dhe humbet ndjeshëm terren edhe në 20 minutat e dyta,  duke gabuar shumë. Ndërsa Besëlidhja luan e qetë dhe përfiton nga gabimet e kundështarit, duke merituar fitoren me 26 pikë diferencë, 89-63.

Hamati me 25 pikë e 13 rebound ishte shënuesi më i mirë për Besëlidhjen, një lojtar që vjet luante për bardheblutë. Për Tiranën, Davis realizoi 22 pikë, por që mbetën për statistikë. Nesër luhet gjysmëfinalja e dytë Vllaznia-Teuta, me durrsakët që udhëheqin 1-0 me ndeshje.

Superliga, gjysmëfinale play off

Nd.1, Besëlidhja – Tirana, 94-84

Nd.1, Teuta – Vllaznia, 103-73

Nd.2, Tirana – Besëlidhja, 63-89

Nd.2, Vllaznia – Teuta, 28 prill

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat