Fanella e Curryt më e shitura e sezonit

Basketboll

Fanella e Curryt më e shitura e sezonit

Më: 20 prill 2024 Në ora: 18:44
Stephen Curry

Dashuritë e vjetra nuk harrohen.

Tifozët e basketbollit amerikan vazhdojnë të mbajnë ne zëmër “yjet” e stazhionuar, edhe pse në parket kanë dalë ikona të reja. Stephen Curry dhe LeBron James zënë dy vendet e para në renditjen e shitjes së fanelave për këtë sezon.

Njëri nga vëllezërit “Splash” për të dytin sezon me radhë është basketbollisti që ka shitur më shumë bluza në NBA. Kjo ka ndodhur plot 5 vjet, diçka jo edhe aq normale.

Mbreti i basketbollit, LeBron James, është i dyti pas yllit të Golden State. Kapiteni i Lakers mbylli një sezon të rregullt të madh nga ana personale, duke qenë në nivelet më të larta të karrierës, megjithatë nuk dihet nëse mund ta fitojë titullin, sepse kalifornianët me vështirësi u kualifikuan në “play-off”.

Në vendin e tretë, është lojtari më i mirë i skuadrës “numër 1” të NBA-së këtë vit. Jayson Tatum po udhëheq Boston Celtics që janë favoritë për titullin. Lojtarët nga Evropa nuk janë të paktë në këtë listë, edhe pse ka prej tyre që janë me origjinë afrikane, ashtu si shumë “yje” amerikanë.

Debutuesi më  mirë  sezonit, Viktor Wembanyama është në vendin e katërt në renditje, I ndjekur nga kapiteni i Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo.

Në vendin e gjashtë është ai që quhet “Luka Magic”, slloveni i Dallas. Doncic, një nga lojtarët më ekzaltues të arenave amerikane, po ngjit shkallët edhe pse ende nuk është në podium. Shumë më prapa, kampioni në fuqi, Nikola Jokic.

Kapiteni i Denver është vetëm i 13-ti, i lënë pas edhe nga Booker, Durant, Lillard, Morant apo Embiid..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat