Zvicra në grup me Malin e Zi dhe Bosnjën

Basketboll

Zvicra në grup me Malin e Zi dhe Bosnjën

Nga: K. G. Më: 19 shtator 2023 Në ora: 19:41
Mali i Zi

Kombëtarja e basketbollit për femra të Malit të Zi do të luajë në grupin H me Bosnjën dhe Hercegovinën, Zvicrën dhe Luksemburgun në kualifikueset e Kampionatit Evropian.

Në vitin 2025, Kampionati Evropian do të zhvillohet në Republikën Çeke, Gjermani, Greqi dhe Itali.

Fituesit e grupeve dhe katër skuadrat më të mira të vendit të dytë do të sigurojnë një vend në garën kontinentale.

Ndeshjet kualifikuese janë planifikuar për 9 dhe 12 nëntor 2023, 7 dhe 10 nëntor 2024 dhe 6 dhe 9 shkurt 2025.

Në kualifikuese marrin pjesë 32 skuadra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat