Kampioni i NBA-së: Do të luaj në Tajvan

Basketboll

Kampioni i NBA-së: Do të luaj në Tajvan

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 12:26
Kampioni i NBA-së

Basketbollisti amerikan Dwight Howard, tashmë 36 vjeç, ish-kampion në NBA me skuadrën e Lakers, ka braktisur Amerikën për të nisur një aventurë të re në karrierën e tij. 8 herë pjesëmarrës në në All Star Game, Howard do të transferohet në Tajvan.

Howard ka qenë pjesë e Lakers sezonin e kaluar, ekip me të cilin u shpall kampion në vitin 2020. Gjithsesi, këtë verë asnjë skuadër nuk i ofroi një kontratë veteranit, ndaj vendosi të luajë në një shtet tjetër. ai ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me ekipin e Taoyuan Leopards.

“Jam shumë i lumtur për këtë aventurë të re dhe mezi pres të zbarkoj në Tajvan për të rinisur të luaj. Mbërrij me krahët e hapura, gati të përqafoj të gjithë me një buzëqeshje të madhe në fytyrë”, tha Howard, që në karrierën e tij në NBA ka luajtur edhe me Orlando, Houston, Atlanta, Charlotte, Washington e Philadelphia.

“Në Amerikë nuk më deshën më, ndaj vendosa të largohem dhe më pëlqen kjo sfidë e re”, tha Dwight Howard, që sezonin e fundit kishte një mesatare prej 6.2 pikësh e 5.9 rebound për ndeshje. Në NBA, ai luajti 18 sezone si profesionist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat