Kroacia shumë e fortë për Britaninë e Madhe

Basketboll

Kroacia shumë e fortë për Britaninë e Madhe

Nga: K. G. Më: 3 shtator 2022 Në ora: 17:12
Kroacia

Në xhiron e dytë të Eurobasketit, Kroacia ka arritur fitoren e parë. Pas humbjes së ngushtë ndaj Greqisë, skuadra e Damir Mulaomeroviqit, ish trajnerit të Prishtinës, ka festuar ndaj Britanisë së Madhe.

Basketbollistet kroat shënuan fitoren ndaj Britanisë së Madhe, me rezultat 86:65 (20:17, 17:14, 35:9, 14:25) në ndeshjen e raundit të dytë në Grupin C në Eurobasket.

Kroacia u drejtua drejt fitores nga Bojan Bogdanoviq, Dario Shariq dhe Ivica Zubac, të cilët shënuan secili nga 15 pikë.

Mario Hezonja kontribuoi në fitore me 13 ndërprerje dhe 11 kërcime. Te Britania e Madhe, Myles Hesson ishte më i miri me 18 pikë, Patrick Whelan shtoi 14 dhe Gabriel Olosen 10. 

Ndeshja u zhvillua në Milano të Italisë.

Kroacia do të luajë ndeshjen e radhës të hënën kundër Estonisë me fillim nga ora 14:15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat