Hajdari largohet nga ekipi prizrenas dhe ka disa fjalë

Basketboll

Hajdari largohet nga ekipi prizrenas dhe ka disa fjalë

Nga: K.G. Më: 19 korrik 2022 Në ora: 15:30
Arbnor Rifati dhe Arti Hajdari

Basketbollti Arti Hajdari largohet nga klubi Ponte Prizreni, me të cilin kaloi një periudhë të mirë dhe shijoi edhe trofeun e Superkupës së Kosovës në edicionin e kaluar.

Hajdari tha se ka kaluar për mrekulli në klub të organizuar fhr vazhdimisht me ambicie të mëdha. 

“E ndjej obligim moral ndaj jush t’iu njoftoj që nuk jam më pjesë e klubit basketbollistik Prizreni -16. 

Kisha nderin dhe kënaqësinë më të madhe t’i kaloja këto dy vite të karrierës sime në mesin e një klubi të mrekullueshëm. Këto vite kishin rëndësi të veçantë, sepse më ndihmuan jashtë mase të ngritem profesionalisht, dhe për këtë i jam falënderues pa masë trajnerit Arbnor Rifati për motivin dhe mbështjetjen e vazhdueshme karshi meje.

Gjithashtu, e falënderoj të gjithë stafin e klubit për punën ekipore, për korrektësinë, për përkushtimin e përkrahjen njëjtë sikur të ishim një familje. 

Në fund, falënderoj nga zemra gjithë qytetin e Prizrenit për mikpritjen dhe respektin që ma kanë dhënë qysh nga fillimi, duke më bërë të ndihem si të isha në qytetin tim. 

Prandaj, faleminderit Prizren! Qofshi gjithmonë mirë”, njofton Hajdari në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat