Kampioni i NBA-së dhe fituesi i MVP nuk do të luajë asnjë ndeshje këtë sezon

Basketboll

Kampioni i NBA-së dhe fituesi i MVP nuk do të luajë asnjë ndeshje këtë sezon

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 14:18
Kampioni i NBA-së dhe fituesi i MVP nuk do të luajë asnjë ndeshje këtë sezon

Basketbollisti Kawhi Leonard, dy herë kampion në NBA dhe po dy herë fitues i trofeut MVP (2014 me San Antonio e 2019 me Toronto), këtë sezon nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje me fanellën e Clippers.

Ai u dëmtua gjatë fazës play off të vitit të kaluar (këputje e ligamentit të kryqëzuar të gjurit) dhe ende nuk ka rikuperuar, duke vijuar fazën e rehabilitimit, shkruan Telesporti.

Mediat amerikane konfirmojnë se 30-vjeçari, një nga yjet e NBA-së, nuk do të zbresë në fushë këtë sezon. “Me shumë gjasa, Leonard nuk do të kthehet të luajë basketboll këtë sezon”, u shpreh Tyronn Lue, trajneri i Clippers. Një deklaratë që ka ulur shanset për të parrë Leonard në fushë, pavarësisht thashetheme që thuhen për rikuperimin e tij.

Clippers, këtë sezon ndodhen në vendin e tetë, të fundit që të çon në play off, para rivalëve të Lakers. Duket se Kaëhi Leonard do të jetë gati për sezonin e ardhshëm 2022-2023, për të rikuperuar 100% nga dëmtimi, pa rrezikuar që të pësojë të tjera probleme fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat