Përballje interesante në Pejë e Durrës

Basketboll

Përballje interesante në Pejë e Durrës

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 11:07
Përballje interesante në Pejë e Durrës

Sot (e shtunë) fillon java e shtatë në Ligën Unike, e cila njëherit është edhe java e fundit për stinorin vjeshtor.

Në program për t'u zhvilluar janë dy ndeshje, të cilat pritet të jenë mjaft interesante.

Takimi i parë do të zhvillohet nga ora 17:00 në ''Karagaçi'', ndërmjet Pejës dhe Rahovecit. 

Pejanët kanë katër fitore dhe dy humbje, kurse rahovecasit dy fitore dhe katër humbje. Verdhezinjtë kanë ambicie të mëdha në këtë edicion, kurse ''Vreshtarët'' kanë pasur ngritje të formës dhe synojnë pozitë sa më të mirë për garat e rregullta.

Ndeshja e dytë për sot do të zhvillohet në ''Ramazan Njala'', aty ku nga ora 19:00, Teuta e pret Vllazninë.

Durrsakët kanë tri fitore dhe tri humbje, ndërsa shkodranët një fitore e pesë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat