Përcaktohen gjysmëfinalet

Basketboll

Përcaktohen gjysmëfinalet

Më: 25 maj 2021 Në ora: 11:02

Pas përfundimit të sezonit të rregullt janë përcaktuar ndeshjet gjysmëfinale të play off-it në basketboll për meshkuj, që nisin më 26 maj. Dy ekipet durrsake të Teutës e Goga Basket, shkodranët e Vllaznisë dhe kryeqytetasit e Tiranës do të luajnë në gjysmëfinale.

Sfida më interesante e play off-it është ajo mes Teutës dhe Vllaznisë, dy ekipe që kanë treguar rivalitet në lojërat e tyre. Ndërsa Goga Basket, që e mbylli në krye sezonin e rregullt, do të luajë ndaj Tiranës. Në finale shkojnë ekipet që fitojnë dy nga tri takimet gjysmëfinale.

Për një vend në Superligë sezonin tjetër do të luajnë edhe Partizani e Dinamo, në derbin kryeqytetas. Të kuqtë u renditën në vendin e pestë në Superligë dhe do të përballen me blutë, që u renditën të dytët në Kategorinë e Parë. Një duel i forë, me Dinamon që fitoi sfidën me Partizanin në Kupë.

Gjysmëfinale Play off – Meshkuj

Goga Basket – Tirana

Teuta – Vllaznia

Play out – Meshkuj

Partizani – Dinamo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat