Shqipëria pa basketboll prej 9 muajsh, lojtarët transferohen në Kosovë

Basketboll

Shqipëria pa basketboll prej 9 muajsh, lojtarët transferohen në Kosovë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 13:15
Shqipëria pa basketboll prej 9 muajsh, lojtarët transferohen në Kosovë

Basketbolli në vendin tonë ka heshtur prej 9 muajsh, teksa kampionati është ndërprerë që prej marsit, kur u konfirmuan rastet e para me Covid-19.

Sezoni 2019-2020 u mbyll pa fitues dhe FSHB mori vendimin që sezoni 2020-2021 të nisë më 15 nëntor, por kjo datë ka kaluar.

Mjaft ekipe bën përgatitjet për sezonin e ri, madje duke bërë përforcime të rëndësishme, deri në afrimin e basketbollistëve të huaj. Gjithsesi, gjithçka ka qenë e kotë, pasi qeveria ka mbyllur palestrat dhe nuk ka lejuar që ky sport të rinisë. Ndaj, të gjithë basketbollistët e huaj që mbërritën në periudhën gusht-shtator tashmë janë larguar në vendlindjet e tyre apo kampionate të tjerë, shkruan telesport.al.

Së fundi, nga Shqipëria po largohen dhe po shkojnë të luajnë në Kosovë mjaft basketbollistë shqiptarë.

Mësohet se Julian Hamati do të luajë me skuadrën e Bashkimi, ndërsa Daniel Lekndreaj do të aktivizohet me Sigal Prishtinën. Më herët në Kosovë ka shkuar edhe Robert Shestani, që firmosi me Vëllaznimin. Këta janë lojtarë të kombëtares.

Në Kosovë kanë shkuar edhe disa lojtarë amerikanë, që më parë patën firmosur në kampionatin shqiptar apo kanë luajtur në vendin tonë sezonet e fundit. Një prej tyre është amerikani Griffin Rame, i cili do të luajë me Golden Eagle Ylli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat