Mbi 85 sulme kimike u kryen nga qeveria siriane që nga 2013

Azia

Mbi 85 sulme kimike u kryen nga qeveria siriane që nga 2013

Më: 8 prill 2018 Në ora: 12:11
Siri

Mbi 85 sulme kimike ka kryer qeveria siriane ndaj civilëve që nga 21 gushti i vitit 2013 e deri më sot.

Kështu ka konfirmuar Monitoruesja e të Drejtave të Njeriut në Lindjen e Mesme, Lama Fakih, teksa ka shtuar se përpjekjet ndërkombëtare për të penguar këto sulme kimike, kanë qenë joefektive.

”Qeveria siriane është përgjegjëse për më shumë se 85 sulme të armëve kimike të konfirmuara”.

“Në Siri, qeveria po përdor armë kimike që janë të ndaluara në të gjithë botën pa paguar asnjë çmim”, është shprehur Fakih.

Të dhënat gjithashtu tregojnë se qeveria siriane është larguar nga përpjekjet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Organizatës Ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Kimike dhe veprimit të njëanshëm nga vendet individuale për të zbatuar ndalimin e përdorimit të armëve kimike në Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat