Sulme ajrore të Izraelit kundër caqeve siriane dhe iraniane

Azia

Sulme ajrore të Izraelit kundër caqeve siriane dhe iraniane

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 14:10
Pamje e një aeroplani luftarak të tipit F-16

Ushtria e Izraelit sot i ka ndërmarrë 12 sulme kundër caqeve siriane dhe iraniane në Siri, në atë që e ka përshkruar si sulme të “shkallës së gjërë” pas këmbimit të zjarrit më herët gjatë ditës.

“Para pak minutave, aeroplani izraelit...e ka marrë në shënjestër në sistem të mbrojtjes ajrore siriane dhe caqe iraniane në Siri”, theksohet në njoftimin e ushtrisë së Izraelit.

“12 caqe, përfshirë bateri të mbrojtjes ajrore dhe katër caqe iraniane, që janë pjesë e ushtrisë iraniane në Siri, janë sulmuar”, thuhet mëtutje në njoftim.

Agjencia zyrtare e lajmeve në Siri, SANA, ka raportuar se mbrojtja ajrore e Sirisë, është përgjigjur ndaj “një agresioni të ri izraelit” dhe se burimet kanë thënë se mbrojtjet i kanë penguar sulmet kundër pozicioneve ushtarake në pjesën jugore të Sirisë.

Më herët gjatë ditës së sotme, një aeroplan luftarak izraelit i tipit, F-16, është rrëzur nga zjarri i mbrojtjes ajrore të Sirisë, gjatë sulmeve kundër “caqeve iraniane” brenda Sirisë, ka thënë një zëdhënës ushtarak izraelit.

Raportohet se të dy pilotët e aeroplanit të rrëzuar janë gjallë, megjithqë njëri ishte i plagosur rëndë, ka njoftuar ushtria izraelite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat