Hamasi reagon pas rrëzimit të helikopterit të presidentit iranian

Azia

Hamasi reagon pas rrëzimit të helikopterit të presidentit iranian

Më: 19 maj 2024 Në ora: 22:33
Foto ilustrim

Hamasi ka lëshuar një deklaratë pas rrëzimit të helikopterit të presidentit iranian.

Grupi militant, i cili është i vendosur në Gaza, por i mbështetur nga Irani, tha se po ndiqte raportet për incidentin me “shqetësim të madh”, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.

Duke e përshkruar incidentin si “të dhimbshëm”, grupi tha se ishte në “solidaritet të plotë” me Iranin.

“Ne i kërkojmë Zotit të Plotfuqishëm që të mbrojë presidentin iranian dhe delegacionin e tij shoqërues dhe ta mbajë popullin vëlla iranian larg çdo të keqeje”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat