Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil

Azia

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil

Më: 7 maj 2024 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Një nënë e ka hedhur djalin e saj gjashtëvjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, ku thuhet se është sulmuar për vdekje nga reptilët.

Savitri Kumar, 26 vjeç, nga Uttara Kannada, një distrikt në shtetin perëndimor indian të Karnataka, pati një debat të ashpër me babanë e djalit, Ravi Kumar, 27 vjeç, i cili e urdhëroi në mënyrë të përsëritur që ta ‘largonte sa më larg fëmijën’.

Kur prindërit u grindën përsëri për djalin e tyre të shtunën në mbrëmje, Savitri u ‘shqetësua’ dhe thuhet se e hodhi djalin e saj në një kanal mbeturinash që derdhet në lumin Kali, i cili është i mbushur me krokodilë.

Fqinjët që e panë këtë lajmëruan policinë, e cila vendosi zhytës për të kërkuar djalin në ujë, por pa rezultat, pasi errësira i pengonte operacionet.

Ata u rikthyen të dielën në mëngjes dhe gjetën trupin e fëmijës, që kishte kafshime në pothuajse çdo pjesë të trupit.

Djaloshi kishte pësuar shumë lëndime dhe i mungonte njëra dorë, që policia konstatoi se i është kafshuar nga krokodilët.

Autoritetet urdhëruan kryerjen e autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të 6-vjeçarit.

Çifti gjithashtu ka një djalë tjetër dy vjeç dhe thuhet se shpesh grinden për pengimin e të folurit të djalit të tyre.

Një oficer policie i tha mediave lokale se ishte një rast ‘vrasje’ dhe se burri dhe gruaja janë arrestuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat