​Shirat e dendura mbushin digat në Oman - 21 të vdekur

Azia

​Shirat e dendura mbushin digat në Oman - 21 të vdekur

Më: 19 prill 2024 Në ora: 21:02
Foto ilustrim

Diga Wadi Dayqah në qytetin Quriyat të Omanit u mbush për shkak të reshjeve të dendura që kanë qenë efektive në vend që nga e diela.

Shirat e dendur dhe përmbytjet kanë vrarë të paktën 21 njerëz në Oman, thanë autoritetet lokale të enjten.

Vendi i Gjirit është shkatërruar nga reshjet e pamëshirshme të shiut këtë javë që kanë bllokuar jetën.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ONA, po punohet për gjetjen e dy personave të zhdukur pas reshjeve të dendura të shiut.

Të mërkurën, Komiteti Kombëtar i Omanit për Menaxhimin e Emergjencave (NCEM) tha se rreth 1.630 njerëz janë shpëtuar dhe 630 të tjerë janë evakuuar gjatë tre ditëve të fundit.

Ministria e Bujqësisë tha se sasia e ujit të mbajtur në digat e vendit arriti në 30.955 milionë metra kub nga reshjet. /AA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat