‘Shkatërrim masiv’ në Khan Younis; shtëpitë vetëm me rrënoja dhe gurë

Azia

‘Shkatërrim masiv’ në Khan Younis; shtëpitë vetëm me rrënoja dhe gurë

Më: 10 prill 2024 Në ora: 13:01
Palestinezët duke ecur nëpër shkatërrim në Khan Younis. Foto: AP

Në qytetin Khan Younis, shkatërrimi është masiv. Aljazeera raporton se kanë folur me njerëz dhe kanë  shkuar me ta në shtëpitë e tyre, ky panë nuk ka mbetur asgjë.

Nuk ka infrastrukturë, nuk ka energji elektrike dhe nuk ka ujë. Kudo ka rrënoja dhe gurë.

Gjëja e dytë është se ata nuk u besojnë forcave izraelite që nuk do ta pushtojnë përsëri Khan Younisin, ashtu siç bënë në veri në qytetin e Gazës, ku sulmuan Spitalin al-Shifa pasi u tërhoqën nga zona.

Megjithatë, njerëzit po kthehen, duke u përpjekur të marrin gjithçka që ka mbetur nga shtëpitë e tyre – disa rroba, disa batanije.

Të gjithë po deklarojnë se nuk i njohin shtëpitë e tyre. Ata janë të gjithë shumë të dëshpëruar nga sasia e shkatërrimit në qytetin e tyre. Thonë se nuk mund të kthehen, sepse thjesht nuk ka shtëpi. Nëse shtëpia nuk bombardohej, ajo digjej. Nëse nuk digjet, është e dëmtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat