Zhvarrosen trupat e parë nga varrezat masive në spitalin Al-Shifa të Gazës

Azia

Zhvarrosen trupat e parë nga varrezat masive në spitalin Al-Shifa të Gazës

Më: 9 prill 2024 Në ora: 21:24
Një ekip i Kombeve të Bashkuara në spitalin Al-Shifa, në Gaza, më 8 prill 2024. Getty Images

Punonjësit shëndetësorë në veri të Gazës kanë zhvarrosur kufomat e para nga varrezat masive në dhe rreth spitalit Al-Shifa.

Ata thanë se forcat izraelite vranë qindra palestinezë dhe lanë trupat e tyre të dekompozoheshin gjatë rrethimit dyjavor të kompleksit.

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të Gazës, Mahmoud Basal u shpreh se të paktën 381 trupa u gjetën në afërsi të spitali që kur forcat izraelite u tërhoqën më 1 prill, shkruan CNN.

“Disa nga mbetjet e dekompozuara që ata zbuluan ishin varrosur e disa ishin gjetur mbi tokë”, thanë disa zyrtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat