Shkon në nëntë numri i të vdekurve nga tërmeti në Tajvan

Azia

Shkon në nëntë numri i të vdekurve nga tërmeti në Tajvan

Më: 3 prill 2024 Në ora: 11:55
Tërmeti dëmtoi shtëpi dhe rrugë në New Taipei City, Tajvan, më 3 prill. Foto: An Rong Xu/Bloomberg/Getty Images

Ka shkuar në nëntë numri i të vdekurve nga tërmeti që ka goditur sot Tajvanin. Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë të Rihterit i ka goditur sot brigjet lindore të Tajvanit.

Tërmeti, i cili thuhet se është më i forti në 25 vitet e fundit ka shkaktuar paralajmërime për cunami për ishullin dhe Japoninë jugore.

Administrata Qendrore e Motit të Tajvanit i ka këshilluar banorët që të evakuohen në toka më të larta, pasi ka rrezik për cunami, shkruan BBC.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi gjithashtu një paralajmërim për cunami për ishujt Miyakojima dhe Okinaëwa, duke paralajmëruar për valë deri në 3 metra që priten së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat