Hamasi: Dënojmë fuqishëm sulmin izraelit ndaj punonjësve të ndihmës

Azia

Hamasi: Dënojmë fuqishëm sulmin izraelit ndaj punonjësve të ndihmës

Më: 2 prill 2024 Në ora: 18:57
Hamas

Hamasi ka thënë se dënon fuqishëm sulmin izraelit ndaj punonjësve të ndihmës.

“Ky sulm dëshmon edhe një herë se pushtimi këmbëngul në vrasjen sistematike të civilëve, punonjësve të ndihmës ndërkombëtare dhe anëtarëve të organizatave humanitare”, thuhet në deklaratën në Telegram.

Hamasi tha se qëllimi i sulmit ishte të terrorizonte punonjësit e ndihmave dhe t’i pengonte ata të vazhdonin të kryenin detyrat e tyre humanitare.

“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe Këshillit të Sigurimit të denoncojnë këtë akt dhe të lëvizin drejt përfundimit të krimeve dhe agresionit kundër popullit tonë në Rripin e Gazës”, thuhet tutje në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat