Hebrenjtë ortodoksë pështyjnë priftin katolik në Jerusalem

Azia

Hebrenjtë ortodoksë pështyjnë priftin katolik në Jerusalem

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 19:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy të rinj hebrenj ultra-ortodoksë janë vendosur në arrest shtëpiak, pasi kanë pështyrë dhe sharë një prift katolik në malin Sion.

Videot tregojnë se si një nga të rinjtë e arrestuar i afrohet priftit Nikodem Schnabel, abati i Abacisë së Zonjës, i cili po kalon nga portat e Sionit në shoqërinë e gazetares gjermane Natalie Amiri të shtunën.

Ngjarja fillestare nuk u kap nga kamera, por dëgjohet qartë zhurma e pështymës. Schnabel dhe Amiri vazhdojnë të ecin nëpër qytetin e vjetër, megjithatë, të njëjtët të rinj u afrohen përsëri, pas së cilës ata pështyjnë përsëri Schnabel. Njëri prej tyre dyshohet se e ka shkelmuar.

Një tjetër video e regjistruar nga Amiri tregon Schnabel duke tentuar të fotografojë fytyrën e të riut për t’ia treguar foton policisë.

“Nuk ke të drejtë të më prekësh dhe të më pështysh”, i thotë në anglisht njërit prej burrave, ndërsa tjetri përpiqet të ndalojë gazetaren të filmojë.

Një nga të rinjtë i afrohet Shnabelit duke e sharë, megjithatë, i moshuari ndërhyn dhe në hebraisht e bind atë të largohet.

Njëri prej të rinjve, i cili është 17 vjeç, u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa keqbërësi tjetër u arrestua në banesën e tij gjatë ditës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat