UNICEF: Gati 20 mijë foshnje kanë lindur mes “ferrit” të Gazës

Azia

UNICEF: Gati 20 mijë foshnje kanë lindur mes “ferrit” të Gazës

Më: 20 janar 2024 Në ora: 08:01
Ndërtesa dhe infrastruktura e dëmtuara në Gaza më 19 janar. AFP

Fondi Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara për Emergjencën e Fëmijëve ka thënë se gati 20 mijë foshnje kanë lindur në Gaza që kur lufta ka nisur.

Sipas raportit, nënat detyrohen t’i nënshtrohen prerjeve cezariane pa anestezion dhe në disa raste detyrohen të dalin nga spitali vetëm disa orë pas operacionit, shkruan CNN.

Sipas UNICEF-it, disa nëna nuk kanë qenë në gjendje të lindin foshnjat e tyre.

Kjo sepse punonjësit mjekësorë janë të mbingarkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat