Kryeministri i Izraelit ka shënuar ditën e 100-të të luftës duke u zotuar se do të sjellë në shtëpi të gjithë pengjet e mbetura që mbahen nga Hamasi në Gaza.
Të paktën 240 pengje u morën nga Hamasi më 7 tetor dhe më shumë se 130 janë ende të mbajtur.
“Ne po bëjmë gjithçka për t’i kthyer të gjithë në shtëpi. Theksoj: Të gjithë, pa përjashtim”, citohet të ketë thënë Netanyahu.
“Këto përpjekje janë duke vazhduar në çdo kohë, edhe në këtë moment. Ne do t’i përfundojmë në të njëjtën kohë me përfundimin e qëllimeve të tjera të luftës”.
Deklaratat e tij erdhën pasi mijëra njerëz dolën në “Sheshin e Pengjeve” në Tel Aviv për të mbajtur një tubim 24-orësh, duke i bërë thirrje qeverisë izraelite që të bëjë më shumë për t’i sjellë ata në shtëpi.